Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës, më 1 maj 2026, do të ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve në drejtim të parkut “Gërmia”.
Sipas njoftimit të komunës, përjashtim nga ky vendim do të kenë autobusët e linjës 4 të NPL “Trafiku Urban”, automjetet e Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it, si dhe mjetet e NPL “Gjelbër”, KRM “Pastrimi”, përfshirë automjetet emergjente dhe ato të inspektoratit.
Ndërkohë, linja S22 do të vazhdojë të operojë sipas itinerarit dhe orarit të rregullt.
Autoritetet kanë falënderuar qytetarët për mirëkuptim dhe bashkëpunim, duke theksuar se masa synon të garantojë një ambient të sigurt dhe të qetë për festimet e 1 Majit.