Konfirmohet: Luljeta Plakolli-Kasumi zgjidhet u.d së rektorit

Luljeta Plakolli-Kasumi, me 9 vota për është zgjedhur ushtruese e detyrës së rektorit

Prodekane për marrëdhënie ndërkombëtare dhe projekte të studentëve

Me 9 vota për është zgjedhur ushtruese e detyrës së rektorit, Luljeta Plakolli-Kasumi.

Ndërkaq, Naser Sahiti është shkarkuar nga pozita e rektorit të UP-së, nga ana e Këshillit Drejtues.

Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së sotme.

RTV Dukagjini më herët ka kuptuar nga burime brenda Këshillit se Luljeta Plakolli Kasumi-prodekane për marrëdhënie ndërkombëtare dhe projekte të studentëve, do të vendoset në pozitën e ushtrueses së detyrës së Rektorit, deri në zgjedhjen e kandidatit për këtë pozitë.

E kontaktuar nga Dukagjini lidhur me këtë temë, Plakolli-Kosumi, tha të mos ketë informata për një gjë të tillë, e as nëse emri i saj do të propozohet si pasuese e përkohshme e rektorit Sahiti.

E pyetur nëse është e gatshme ta pranojë një përgjegjësi të tillë, ajo ka thënë se do t’i duhet kohë ta mendojë.

“Nuk e di, duhet të mendohem sepse ishte pak befasi, duhet të mendohem por nëse është diçka që i ndihmon procesit, atëherë ndoshta edhe e shqyrtoj por nuk e di njëherë. Duhet edhe njëherë me pa a është propozu përnime emri im”, ka thënë ajo.

Plakolli-Kasumi, është familjare e presidentes Vjosa Osmani, por ka thënë se me presidenten janë kushërira të largëta.

“Nëse mu ka propozuar emri, ajo është me siguri për shkak të meritave të mia, punës time jo pse jam familjare e dikujt”.

“Familjare nuk jemi, jemi kushërira shumë të largëta që nuk mund ta zhbëjë historinë familjare dhe absolutisht kjo nuk ka ndonjë relevancë se a jam unë familjare apo jo, qoftë e afërt apo e largët e presidentes. Kështu që kjo pyetje, mos u kapni në këtë kahje. Presidentja e ka profesionin e vet, jetën e vet, zhvillimin e karrierës së vet, unë e kam timen dhe absolut nuk na lidh kurrgjë tjetër përveç një lidhjeje gjaku e largët”, ka vijuar ajo.

Shkarkohet rektori i UP-së, Naser Sahiti

 

 

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika