Media shtetërore iraniane ka konfirmuar vdekjen e Ali Larijani, një figurë kyçe në strukturat e sigurisë së Iranit, duke përforcuar njoftimet e mëhershme nga Izraeli.
Sipas burimeve izraelite, një sulm ajror gjatë natës kishte në shënjestër vendndodhjen ku besohej se ndodhej drejtuesi i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.
Autoritetet iraniane tani kanë konfirmuar se Larijani ka humbur jetën si pasojë e këtij operacioni.
Më herët, Irani kishte pranuar gjithashtu vdekjen e Gholamreza Soleimani, kreut të milicisë Basij, një forcë paramilitare e rëndësishme brenda vendit.
Ngjarja shënon një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve mes Iranit dhe Izraelit, duke rritur shqetësimet për stabilitetin në rajon.
Izraeli thotë se shefi i sigurisë së Iranit, Ali Larijani është vrarë në një sulm ajror