Konflikti mes të miturve në Lipjan përfundon me tentim vrasje, i dyshuari në arrati

Në Lipjan, një konflikt mes dy të miturve ka përfunduar me një tentim vrasje. Viktima e mitur është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar i mitur. Pas ndihmës së parë, viktima është liruar në shtëpi, ndërsa dyshuari gjendet në arrati

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i mitur në Lipjan ka sulmuar fizikisht me një mjet të fortë një të mitur.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje, dhe pas marrjes së ndihmës së parë, viktima është liruar në shtëpi.

Rasti është iniciuar “Vrasje në tentativë”.

Ndërsa, sipas njoftimit, i dyshuari aktualisht ndodhet në arrati dhe rasti është duke u hetuar.

“Lipjan 20.11.2023 – 13:00. Pas një mosmarrëveshjeje, i dyshuari i mitur, ka sulmuar fizikisht dhe me mjet të fortë thikë viktimën e mitur. Pas marrjes së ndihmës së parë, viktima është liruar në shtëpi. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti nën hetime”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika