Konjufca: Kosova e meriton të bëhet vend kandidat në BE

Të mërkurën e 14 dhjetorit, është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe kryetari i Kuvendit në fjalën e tij pas ceremonisë ka thënë se ky është hapi i parë zyrtar drejt BE-së

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, foto nga gazetari i deskut të RTV Dukagjini, Mehmet Krasniqi





Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pas ceremonisë së nënshkrimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, e ka quajtur rrugëtim të gjatë dhe aspak të lehtë.

I pari i Kuvendit, në fjalën e tij pas ceremonisë, ka thënë se Kosova e meriton të bëhet vend kandidat në Bashkimin Evropian.

Po ashtu, Konjufca për këtë aplikim ka thënë se është hapi i parë zyrtar drejt BE-së.

Ky rrugëtim kalon përmes Komisionit Evropian nga i cili kryetari i Kuvendit, ka thënë se presin qe t’ia rekomandojë BE-së që t’ia japë statusin e kandidatit.

“Ne meritojmë të bëhemi vend kandidat dhe ta fillojmë rrugën tonë drejt hapjes së negociatave”, ka deklaruar ai.

“Sot është ditë me të vërtetë e rëndësishme për Kosovën, meqë jemi mbledhur me shumë krenari e përkushtim që ta nënshkruajmë letrën e kërkesës në emër të Kosovës për aplikim për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar ai gjatë fjalës së tij në ceremoninë e nënshkrimit.

Sipas tij, anëtarësimi në këtë union është i rëndësisë së veçantë, sepse BE ofron stabilitet, demokraci, siguri, prosperitet zhvillimor, barazi, konkurrenca e ndershme dhe lëvizja e lirë e njerëzve dhe punëtorëve e mallrave dhe shërbimeve të kapitalit janë në thelbin e saj.

“Një union i cili me të vërtet e stimulon rritjen e ekonomikë të popujve dhe mirëqenien e tyre, ndihmon në krijimin e më shumë vendeve të punës si dhe e mbështet rritjen në një treg prej 450 milionë konsumatorësh”, është shprehur ai.

 





Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika