Konjufca: Mohimi për gjenocidin serb në Kosovë vjen nga persona me prirje fashiste

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi, dhe janë duke punuar “pareshtur që Serbia një ditë të përgjigjet për gjenocidin e kryer ndaj shqiptarëve në Kosovë”

Kryeparlamentari, Gluk Konjufca, kryeministri, Albin Kurti dhe presidentja, Vjosa Osmani duke bërë homazhe tek varrezat e fshatit Reçak

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjuca, ka reaguar në lidhje me 24-vjetorin e Masakrës së Reçakut.

“Mëngjesin e akullt të 15 janarit 1999, fshati Reçak ishte zgjuar nën shtetrrethim të hekurt nga ana e forcave policore, ushtarake dhe paramilitare serbe. Fillimisht, kishin granatuar fshatin me artileri të rëndë, e më pas këmbësoria kishte filluar terrorin shtëpi për shtëpi”, ka shkruar Konjufca.

Kryeparlamentari Konjufca ka shtuar se “lufta çlirimtare kundër Serbisë pushtuese i kushtoi popullit të Kosovës mbi 15 mijë jetë njerëzish, duke përfshirë burra, gra, fëmijë dhe pleq, dhjetra e mijëra dhunime, qindra e mijëra shtëpi të djegura e të rrënuara, ndjekje, dëbim masiv e deportim të më shumë se gjysmës së popullsisë, si dhe dëme të pallogaritshme ekonomike e materiale”.

Konjufca ka potencuar se “Kosova, 24 vjet pas mbarimit të luftës, ne ende i kërkojmë mbi 1600 persona të zhdukur me dhunë nga forcat serbe”.

Tutje, ai ka theksuar se gjenocidi në Kosovë ka ndodhur, por Serbia vazhdon ta mohojë atë dhe të mos kërkojë as falje.

“Për më keq, mohimi vjen nga të njëjtit persona me prirje fashiste, dyshja Vuçiq e Daçiq, që edhe gjatë luftës në Kosovë kanë shërbyer si ministra në regjimin e Millosheviqit”.

Mes tjerash, Konjufca ka deklaruar se nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi, dhe janë duke punuar “pareshtur që Serbia një ditë të përgjigjet për gjenocidin e kryer ndaj shqiptarëve në Kosovë”.

Po ashtu, ai ka shtuar se u deshën sakrifica e flijime të mëdha për të qenë “të lirë e të pavarur në Republikën e Kosovës”.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika