Konjufca paralajmëron pasoja nëse nuk votohet Qeveria

Mandatari i dytë i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit se për herë të parë në historinë parlamentare të Kosovës, Kuvendi nuk arriti të legjitimojë me votë Qeverinë e shtetit.

Ai paralajmëroi se dërgimi i vendit drejt zgjedhjeve të reja do të ishte një akt arrogancie, duke shtuar se askush nuk mund të garantojë që zgjedhjet e mundshme të shmangin një cikël të ri zgjedhjesh në mars.

“Për herë të parë në jetën e vet parlamentare Kuvendi i Republikës nuk arriti ta legjitimojë me votë Qeverinë e shtetit. Votimit të 26 tetorit i parapriu një krizë 6 mujore e cila ishte rezultat i pamundësisë për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit. Viti 2025 do të mbahet mend si një vit shumica e të cilit humbi në përpjekje të themelimit të institucioneve kushtetuese, Kuvendit dhe Qeverisë përkundër kësaj arritjet e shtetit të Kosovës nuk janë të vogla”, ka thënë Konjufca.

“Tash jemi në fazën e mandatarit të dytë për krijimin e Qeverisë me këtë amozimitet në spektrin tonë politik vështirë që do ta arrijmë edhe një konsensus edhe për zgjedhjen e presidentit në muajin mars. Pa një Qeveri të re vendi ynë e ka të sigurtë vetëm një gjë, thellimin e krizës aktuale. Përmes krijimit të kësaj qeverie ne synojmë gjëra bazike për shtetin tonë. Së pari synojmë ta kursejmë Kosovën nga dy palë zgjedhje elektorale. Do të ishte arrogancë ta çonim vendin tonë ën zgjedhje. Patëm zgjedhje në shkurt ë këtij viti, e pastaj dy raundesh zgjedhje në tetor e nëntor.

Tash ne shkojna në zgjedhje të reja në dhjetor kush na garanton që do të shmangim ato edhe në mars. Nuk ka kurrfarë garancie, e nëse kjo ndodhë institucionet tona duhet të jenë të përgatitura, pro për qytetarët është rraskapitëse, për KQZ një sfidë që kurrë nuk e kanë provuar. Kurse për taksat e popullit edhe 8 milionë tjera të harxhuara pa nevojë”, ka shtuar Konjuca.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika