Konjufca: Synojmë të jemi të parët në rajon për transparencë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në shënimin e Ditës së Demokracisë, ka thënë se Kosova synon ta zërë vendin e parë në rajon sa i përket transparencës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Në Ditën e Demokracisë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se ky institucion është duke punuar vazhdimisht që ta rrisë transparencën dhe të jetë sa më i qasshëm për publikun dhe organizatat që e monitorojnë atë.

Konjufca ka potencuar se përveç transparencës, Kuvendi është duke punuar që t’i bëjë sa më llogaridhënës zyrtarët publikë të institucioneve.

“Kuvendi synon ta promovojë demokracinë, ta hapim dhe ta bëjmë sa më transparent dhe t’i bëjmë sa më llogaridhënës zyrtarët publikë të institucioneve”, ka thënë ai.

“Transparenca dhe llogaridhënia janë parakushtet kryesore për funksionimin e demokracisë. Prandaj puna e deritashme e këtij forumi ka kontribuar në një kulturë parlamentare duke e bërë kuvendin tonë të qasshëm dhe të hapur për publikun”, ka vijuar Konjufca.

Kryekuvendari Konjufca tha se, sipas të dhënave që i ka, Kuvendi i Kosovës e zë vendin e dytë në rajon sa i përket transparencës.

Por, ai ka theksuar se nuk janë të kënaqur me këtë pozitë dhe se do të punojnë që në vitin tjetër ta zënë vendin e parë.

“Këtë e dëshmojnë faktet sipas data Kosova, e cila thotë se Kuvendi i Kosovës e zë vendin e dytë në rajon me 78% të plotësimit të të gjitha parametrave të transparencës. Nuk do të jemi të kënaqur me këtë pozitë, ne synojmë ta ngrisim transparencën e Kuvendit dhe që vitin tjetër Kosova të jetë e para në rajon prej shteteve me kuvendin më transparent”, ka thënë Konjufca.

Dita Ndërkombëtare e Demokracisë, e njohur edhe si Dita Botërore e Demokracisë, shënohet më 15 shtator të çdo viti. Kjo ditë shënohet për të theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së komunitetit në funksionimin e demokracive në botë.

Dita Ndërkombëtare e Demokracisë u krijua përmes një rezolute të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 2007 dhe Dita e parë Ndërkombëtare e Demokracisë u festua nga 46 parlamente kombëtare më 15 shtator 2008.

Motoja kryesore pas respektimit të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë është motivimi i qeverive për të forcuar dhe konsoliduar demokracinë. Demokracia është thelbësore për mbrojtjen dhe realizimin efektiv të të drejtave të njeriut.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika