Konjufca takon ambasadoren greke, Heleni Vakali

Ambasadorja greke ka shprehur gatishmëri për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve

Konjufca ka pritur në takim ambasadoren greke, Heleni Vakali.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është takuar me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali.

Konjufca ka vlerësuar raportet e mira mes dy shteteve, duke çmuar përkrahjen e Greqisë, e njëherësh, gatishmërinë e avancimit të raporteve ndërshtetërore dhe thellimin e bashkëpunimit në projekte të ndryshme me interes të përbashkët.

Konjufca ka ritheksuar rëndësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Greqia dhe  mbështetjen për proceset e integrimit evropian dhe euroatlantik. Ai ka kërkuar përkrahjen për liberalizimin e vizave, anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Më tej, në këtë takim është shprehur gatishmëria për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Greqisë.

Me 6 maj, diplomatja greke ishte pritur në takim nga Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi.

Bislimi kërkon njohjen e pavarësisë nga diplomatja greke

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika