Konstituohet Kuvendi i Kosovës

Seanca konstituive, 11 shkurt 2026.

Kuvendi i Republikës së Kosovës është konstituuar sot me seancën e parë konstituive të Legjislaturës së 10-të.

Po ashtu, janë zgjedhur edhe nënkryetarët e Kuvendit, të cilët janë votuar në pako.

Nënkryetarë të rinj të Kuvendit të Kosovës janë Ardian Gola i Lëvizjes Vetëvendosje, Vlora Çitaku e Partisë Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Emilja Rexhepi nga grupi multietnik  dhe Sllavko Simiq i Listës Serbe.

Morën mbështetjen e 104 deputetëve, tre votuan kundër dhe gjashtë abstenuan.

Kryetarja e sapozgjedhur e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, shpalli të konstituuar Kuvendin, pas zgjedhjes së saj dhe të pesë nënkryetarëve.

Haxhiu ka paralajmëruar edhe një seancë tjetër, atë për votimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Me konstituimin e Kuvendit, është hapur rruga për vazhdimin e procedurave kushtetuese për formimin e Qeverisë së Kosovës, proces i cili pra pritet të vazhdojë sot.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më herët kishte theksuar rëndësinë e krijimit sa më të shpejtë të institucioneve, përfshirë miratimin e buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika