Kontingjenti i FSK-së përfundon stërvitjen shumëkombëshe “Saber Junction 2022”

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar stërvitjen shumëkombëshe "Saber Junction 2022", të mbajtur në Gjermani. Ky trajnim ka pasur për qëllim të vlerësojë gatishmërinë e njësive me bazë evropiane për të ekzekutuar operacionet tokësore në një mjedis të përbashkët, të kombinuar me vendet aleate

Pjesëtarët e FSK-së në stërvitjen shumëkombëshe "Saber Junction 2022"





Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se kontigjenti i forcave të Kosovës ka përfunduar me sukses pjesëmarrjen në stërvitjen shumëkombëshe “Saber Junction 2022”, të mbajtur në Gjermani.

“Kontingjenti i FSK-së së bashku me 4400 trupa ushtarake të forcave amerikane si dhe aleatëve dhe partnerëve të saj, me sukses kanë ekzekutuar operacione sulmuese dhe mbrojtëse gjatë stërvitjes shumëkombëshe së përvitshme “Saber Junction 2022”, ka shkruar Mehaj.

Ky trajnim ka pasur për qëllim të vlerësojë gatishmërinë e njësive me bazë evropiane, si Brigada e 173-të Ajrore “Sky Soldiers”, për të ekzekutuar të unifikuar operacionet tokësore në një mjedis të përbashkët, të kombinuar me vendet aleate dhe partnere pjesëmarrëse.

“Komanda e 7-të e Stërvitjes së Ushtrisë Amerikane dhe qendra e saj e trajnimit luftarak, Qendra e Përbashkët Shumëkombëshe e Gatishmërisë, janë të pozicionuara në mënyrë unike në Evropë për të pritur në mënyrë rutinore këto lloje të stërvitjeve shumëkombëshe gjatë gjithë vitit për të ndërtuar gatishmërinë e ushtrive dhe kombeve partnere”, ka vijuar ai.

Stërvitja “Saber Junction’2022” promovon stabilitetin dhe sigurinë rajonale, forcon aftësitë e partnerëve, mundëson SHBA-së të vendosë pajisjet më moderne për të gjitha misionet dhe ndërton ndërveprim dhe bashkëpunim midis aleatëve dhe partnerëve të NATO-s.





Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika