Koreja e Veriut kërcënon për përdorim të armëve bërthamore për stërvitjet Kore- SHBA

Koreja e Veriut ka lëshuar një kërcënim të martën për të përdorur armë bërthamore gjatë stërvitjeve ushtarake mes Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Ilustrim





Koreja e Veriut ka lëshuar një kërcënim të fshehtë të martën për të përdorur armë bërthamore për t’i bërë SHBA-të dhe Korenë e Jugut të ‘paguanin çmimin më të tmerrshëm në histori’.

Armiqësitë në Gadishullin Korean kanë qenë të larta muajt e fundit, me Korenë e Veriut e cila testoi një varg raketash me aftësi bërthamore dhe ka miratuar ligjin që autorizon përdorimin parandalues të armëve bërthamore.

Ndërsa, disa ekspertë dyshojnë se Koreja e Veriut mund të përdorë armët bërthamore së pari përballë forcave më superior të SHBA-së dhe Koresë së Jugut, ka shkruar AP.

Koreja e Veriut ka argumentuar se testet e saj të fundit të armëve kishin për qëllim të lëshonin një paralajmërim për Uashingtonin dhe Seulin për serinë e stërvitjeve të tyre të përbashkëta ushtarake, që stërvitjet e kësaj jave përfshijnë rreth 240 avionë luftarakë.

Pak Jong Chon, një sekretar i Partisë së Punëtorëve në pushtet, i cili konsiderohet si një i besuar i ngushtë i liderit Kim Jong Un, i quajti stërvitjet e ashtuquajtura “Stuhia vigjilente” e forcave ajrore “agresive dhe provokuese”.

Pak ka akuzuar gjithashtu Pentagonin për formulimin e një kolapsi të regjimit të Koresë së Veriut si një objektiv kryesor politik në një referencë të dukshme ndaj raportit të Strategjisë Kombëtare të Mbrojtjes së Pentagonit të publikuar së fundmi. Në raport thuhej se çdo sulm bërthamor nga Koreja e Veriut kundër Shteteve të Bashkuara ose aleatëve dhe partnerëve të saj “do të rezultojë në fundin e atij regjimi”.





Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika