Korporata Rugove lanson në treg produktet e reja të qumështit

E njohur për përkushtimin e saj ndaj cilësisë, Korporata Rugove, së fundmi ka lansuar në treg tri produkte të reja nga fabrika e sapondërtuar e Qumështores Rugove me standardet më të larta evropiane.

Produktet e qumështit kanë qenë gjithmonë pjesë e kulturës së ushqimit në sofrat tona, teksa Korporata Rugove në vitin 2009 krijoi një central prodhimi të djathit pranë atij të ujit në

Drelaj dhe lansoi në treg djathin e bardhë, i cili është shumë popullor në Kosovë dhe ka konsumim të lartë.

Me ndërtimin e fabrikës së re në Sigë të Pejës, Qumështorja Rugove ka shtuar kapacitetet e saja të prodhimit dhe tashmë ka lansuar në treg tri produkte të reja 100% natyrale nga qumështi i freskët që mblidhet në malet e Rugovës.

Qumështi i Freskët me afat 9 ditësh nga data e prodhimit, Jogurti dhe Ajrani i freskët, janë produktet e reja që tashmë janë shtuar në gamën e produkteve të Korporatës Rugove.

Qumështi i Freskët Rugove

Produkti më i veçantë që është lansuar në treg nga Qumështorja Rugove është qumështi i freskët. Ky qumësht është i përshtatshëm për konsum direkt, pasi që nuk ka fare nevojë të vlohet sepse nuk i humbasin vlerat ushqyese. Është njësoj si të marrësh qumësht direkt nga ferma çdo mëngjes. Pas hapjes duhet të ruhet në frigorifer dhe të konsumohet brenda 2 ditëve.

Qumështi i freskët Rugove nga fermat vendase është shumë i përshtatshëm dhe i dobishëm për shumicën e grupmoshave plus 1 vjeç. Ndërkaq, nuk rekomandohet për moshën 0 deri 12 muaj, për personat me alergji ndaj proteinës, dhe personat intolerant ndaj laktozës.

E veçanta e qumështit të freskët Rugove është ruajtja e nutrienteve, vitaminave dhe mineraleve. Gjithashtu është burim i shkëlqyer i kalciumit, proteinave me cilësi të lartë, dhe acideve yndyrore të cilat ndihmojnë në përmirsimin e shëndetit dhe mirëqënies.

Jogurt i freskët Rugove

Ky jogurt siguron një sasi mbresëlënëse proteinash, minerale, dhe vitamina. I njohur për përmbajtjen e madhe të kalciumit, ai është i domosdoshëm për dhëmb dhe kocka sa më të shëndetshme.

Vlerat e larta ushqyese në përbërësit e tij natyrorë ju japin energji jetësore dhe përfitime në shëndetin tuaj duke e bërë kështu zgjedhjen e duhur e të gjithë atyre që duan të ndjehen mire gjatë tërë ditës.

Ajran i freskët Rugove

Produkti tjetër i mrekullueshëm dhe i domosdoshëm në tryezat tuaja është Ajrani Rugove.

Përzierja e ujit me jogurtin krijon një teksturë të butë dhe të lëngshme e cila është e lehtë për t’u konsumuar. Ajo ka poashtu edhe shumë përfitime shëndetësore, njëra ndër to është që probiotiket në ajran ndihmojnë në përmirsimin e tretjes dhe parandalimin e problemve të zorreve.

Produktet e reja nga Qumështorja Rugove tregojnë përkushtimin e kompanisë për të krijuar produkte qumështi që nuk janë vetëm të shijshme, por edhe ushqyese. Nga qumështi i freskët tek jogurti dhe ajrani freskues, produktet e reja të Rugove do të bëhen elemente kryesore në familjet që kërkojnë opsione të shijshme, të shëndetshme dhe freskuese të mqumështit.

Të gjitha këto produkte tani i keni të disponueshme në çdo market!

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika