Kosova dhe Holanda do ta rrisin bashkëpunimin në fushën ushtarake

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në takim me ministren e Mbrojtjes Kombëtare të Holandës, Kajsa Ollongren, ka theksuar se do të vazhdojë bashkëpunimi me Holandën në çështjen e shkëmbimit të praktikave më të mira sa i përket inkuadrimit të vajzave dhe grave në FSK si dhe pjesëmarrjes në misione të përbashkëta me Forcat e Armatosura Holandeze

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, gjatë punimeve të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax





Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, në margjinat e Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax është takuar me ministren e Mbrojtjes Kombëtare të Holandës, Kajsa Ollongren.

Sipas njoftimit, ministri Mehaj me ministren Ollongren diskutuan rreth pikave ku mund të rrisin bashkëpunimin.

Ndër të tjera, ministri Mehaj e njoftoi për avancimet që ushtria e Kosovës ka bërë përmes implementimit të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, investimet që janë bërë në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operacionale, por dhe “bashkëpunimin e ngushtë që e ka me shtetet anëtare të NATO-s, me të cilët koordinohen në baza ditore, aktivitetet përmes këshilltarëve ndërlidhës të NATO-s (NALT), të cilët aktualisht janë duke shërbyer në Kosovë, të vendosur në zyrat brenda objektit të Ministrisë së Mbrojtjes”.

Tutje, dy ministrat u dakorduan që të bashkëpunojnë në çështjen e shkëmbimit të praktikave më të mira sa i përket inkuadrimit të vajzave dhe grave në FSK, e po ashtu në ngritjen profesionale të tyre përmes trajnimeve, si dhe pjesëmarrjes në misione të përbashkëta me Forcat e Armatosura Holandeze.





Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika