Kosova e 57-ta në botë sipas “World Justice Project”, por si ka qëndruar në dy vitet paraprake?

Pas publikimit të Indeksit vjetor të Sundimit të Ligjit të "World Justice Project", kryeministri i Kosovës nëpërmjet një postimi në Twitter ka thënë se reformat e Qeverisë së tij po funksionojnë. Por, nëse vështrohet raporti mund të shohim një rënie të rangimit të Kosovës në vitin 2021, kur erdhi në pushtet partia që udhëheq Albin Kurti, nga viti 2020

Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas publikimit të Indeksit vjetor të Sundimit të Ligjit “World Justice Project”, ka thënë se këtë vit “World Justice Project’” e ka renditur sërish Republikën e Kosovës në vendin e parë në Ballkanin Perëndimor për sundimin e ligjit. Ajo gjithashtu e ka renditur Kosovën në vendin e dytë në mbarë botën për përmirësimin më të madh në sundimin e ligjit gjatë vitit të kaluar.

World Justice Project: Kosova e dyta në botë për përmirësimin më të madh në sundimin e ligjit

Kështu duke lavdëruar qeverisjen e tij dhe të kabinetit të tij për reformat që po i bën kjo qeveri sa i përket sundimit të ligjit.

Sipas Kurtit ky rezultat është “Konfirmim i pavarur se reformat tona po funksionojnë dhe po funksionojnë me shpejtësi”.

Gjithashtu, edhe zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, i pasoi fjalët e kryeministrit duke thënë se kjo renditje tregon angazhimin e qeverisë dhe përkushtimin në fushën e sundimit të ligjit.

“Sipas raportit më të fundit të publikuar nga “World Justice Project”, Kosova radhitet në vendin e dytë në botë sa i përket përmirësimit në fushën e sundimit të ligjit dhe e para në Ballkanin Perëndimor në rankimin e përgjithshëm”.

Por, raporti i “World Juctice Project” për Rendin dhe Sigurinë shkruan se gjatë vitit 2020 Kosova renditej në vendin e 54-t, kurse në vitin 2021 kur erdhi në pushtet Kurti, Kosova u rangua në vendin e 60-të, në një pozitë ku ishte pas disa vendeve afrikane dhe të Amerikës Latine.

Renditja e Kosovës për vitin 2020

Ndërkaq, në vitin 2022 Kosova shënon diçka më mirë se vitin e kaluar, kështu duke kaluar në vendin e 57.

Renditja e Kosovës për vitin 2021
Renditja e Kosovës për vitin 2022

Kosova në vitin 2020 rangohej e 62-ta në botë sa i përket mungesës së korrupsionit, ndërkaq, në vitin 2021 u rangua në vendin e 68-të, e në këtë vit u rangua në vitin në vendin e 61.

Edhe sa i përket transparencës së qeverisë, në vitin 2020 rangohej në vendin e 44-të, në vitin 2021 u rangua në vendin e 55-të, 9 vende më dobët, ndërsa tash rangohet në vendin e 46-të.

Shija e redaktorit

Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë...

Konkursi për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter” u mbajt më 4 maj, dhe siç nënkuptohet edhe atë ditë do të...

Trepça triumfon në finalen e parë me rikthim ndaj Yllit

Finalja e parë e “Play-off”-it i ka takuar Trepçës. Mitrovicasit edhe pse ishin duke humbur me 13 pikë dallim, të përkrahur nga tifozët kanë...

Kamberi: Pas Malit të Zi edhe Maqedonia e Veriut po...

Analisti politik, Belgzim Kamberi, ka thënë se fitorja bindëse e VMRO-DPMNE-së, nuk është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe as për Bashkimin Evropian...

Të fundit nga rubrika