Kosova ia heq vizat Singaporit

Në mbledhjen e së enjtes, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që shtetasit e Singaporit të mos kenë nevojë për vizë për hyrje, qëndrim apo kalim transit nëpër Kosovë

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që shtetasit e Singaporit të mos kenë nevojë për vizë për hyrje, qëndrim apo kalim transit nëpër Kosovë.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se Singapori nuk rezulton në listën e shteteve ndaj të cilave Kosova nuk aplikon regjim të vizave, andaj ka kërkuar që të shtohet në këtë listë, shkruan EO.

“Përmes këtij plotësim-ndryshimi, shtetasve të Singaporit iu mundësohet të lirohen nga pajisja me vizë për hyrje, transit apo qëndrim në Kosovë për 90 ditë në një periudhë prej 6 muaj”, ka thënë Gërvalla.

Ajo ka thënë se regjimi pa viza ndaj shtetasve të Singaporit të bëhet ashtu siç është e përcaktuar për shtetasit e vendeve të tjera.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika