Kosova në agjendën e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Pritet që Asambleja Parlamentare e NATO-s në sesionin pranveror në Sofje këtë fundjavë të diskutojë kërkesën e Kuvendit të Kosovës për avancimin e statusit nga vëzhgues parlamentar në anëtar të asocuar

Kosova do të jetë pjesë e agjendës së Asamblesë Parlamentare të NATO-s në sesionin pranveror të kësaj organizate, i cili do të mbahet në fund të kësaj jave.

Punimet e Asamblesë Parlamentare të NATO-s do të fillojnë më 25 maj në Sofje të Bullgarisë, ku do të diskutohet kërkesa e Kuvendit të Kosovës për të përshpejtuar procesin e avancimit të statusit të saj në anëtar të asocuar.

Kjo është bërë e ditur në agjendën e publikuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s.

Sipas agjendës së publikuar, Asambleja pritet të miratojë një reformë të partneritetit të saj dhe të vendosë për kërkesat e Maltës dhe Asamblesë së Kosovës për t’u bërë delegacione anëtare asociuese. Temat që do të diskutohen gjatë sesionit përfshijnë sfidat në vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe strategjitë për të mbështetur partnerët në rrezik.

Kosova ka qenë përfshirë në agjendë pas rekomandimit të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të NATO-s për të dhënë statusin e anëtarit të asocuar për Kuvendin e Kosovës më 24 mars të këtij viti.

Nga ana tjetër, anëtari i Delegacionit të Përhershëm të Parlamentit të Serbisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Zoran Dragishiq, në një letër drejtuar përfaqësuesve të shteteve anëtare kërkoi që Kosovës të mos i avancohet statusi, duke thënë se kjo do të çojë në “militarizimin e mëtejshëm” të vendit.

Dhënia eventuale e statusit të ri Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, sipas deputetit serb, do të nxiste edhe më tej militarizimin e Kosovës.

Afro 400 deputetë nga 32 vende anëtare të NATO-s dhe 25 vende partnere dhe organizata parlamentare do të marrin pjesë në sesionin pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, nga 24 deri më 27 maj në Sofje.

Forumi do të organizohet nga Kuvendi Kombëtar i Republikës së Bullgarisë.

Shija e redaktorit

Nga sot shqiptarët udhëtojnë pa viza drejt Azerbajxhanit

Nga dita e sotme qytetarët e Shqipërisë me pasaporta të rregullta mund të udhëtojnë pa viza drejt Azerbajxhanit. Ambasadori i Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov...

Tre oficerë të FSK-së diplomojnë në Kolegjin CGSC të ushtrisë...

Oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), majorët Alban Bunjaku, Agron Murati dhe Alban Bujupi, pas studimeve njëvjeçare, diplomuan me sukses të lartë në...

Peja dhe Ulqini nënshkruajnë marrëveshjen e binjakëzimit si qytete

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka pasur një mysafir të veçantë në zyrën e tij të shtunën. Ai priti me nderime kryetarin e Ulqinit, Genc...

Të fundit nga rubrika