Kosova në pritje të Borrelit që të kërkojë heqjen e masave ndëshkuese

Kosova duket se ende nuk i ka përmbushur kërkesat e Bashkimit Evropian në mënyrë që të largohen masat e vendosura nga 27 shtete anëtare të BE-së. Derisa nga Qeveria thonë se puna nga ta është bërë, BE nuk po e sheh se ka shtensionim të situatës. Komisioni për Integrime Evropiane, tregojnë takimet që po ju dështojnë shkaku i masave

Sytë e Qeverisë së Kosovës në këtë fillim vit janë kah Josep Borrell.

Ekzekutivi pret të përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme sa më shpejtë t’i kërkojë Komisioni Evropian heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

Kjo, pasi zyra e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi vazhdon të vlerësojë se kërkesat për heqjen e tyre ka kohë që janë plotësuar.

“Siç e kemi parë dhe në konkluzionet e fundit të Këshillit të BE-së me datë 12 dhjetor, tashmë pritet raporti i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Borrell, për ta konstatuar dhe me shkrim këtë drejt Komisionit Evropian, i cili do çonte pastaj në heqjen e masave. Në vazhdimësi kemi kërkuar që sa më parë të dërgohet letra drejt Komisionit Evropian, ku njoftohet për përmbushjen e kërkesave nga ana e Kosovës dhe heqjen e masave ndëshkuese ndaj vendit tonë”, tha Klisman Kadiu, këshilltar i Besnik Bislimit

Por ndryshe po mendon vet BE-ja.

Një ditë më parë, ishte zëdhënësi i bllokut, Peter Stano, ai që bëri të qartë qëndrimin që masat do të hiqen “kur të vlerësohet se janë ndërmarrë hapat e duhur për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës”.

Në anën tjetër në Kosovë ndaj qeverisë vazhdon të bëjë opozita.

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Rrezarta Krasniqi, thotë se si pasoj e mosveprimit nga Qeveria, takimet e rëndësishme për Kosovën po dështojnë.

“Ish dashtë mu hek masat, ne kemi pas takimin me MSA-së që është dashtë të mbahet në nëntor dhe nuk është mbajtur, tash është takimi në mars por ne ende nuk e kemi mbajt takimin e  parë. E lus Qeverinë që të punoj më afër me Bashkimin Evropian që këto masa të largohen”, tha Rrezarta Krasniqi nga LDK.

Sipas këtij komisioni si pasojë e vendosjes së masave, Kosova deri tash i ka humbur 298 milionë euro investime që kanë qenë projekte të përbashkëta me BE-në.

Masat ndëshkueses, BE-ja i vendosi Kosovës në qershor të vitit të kaluar, pasi vlerësoi se ajo nuk ka ndërmarrë hapat e kërkuar për ulje të tensioneve në veri.

Që nga atëherë, Kosova i ka quajtur këto masa si të padrejta.

 

 

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika