Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike

Kosova ka parakaluar me sportistët e saj mbi varkë në lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024 më 26 korrik

Kosova ka parakaluar në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024, teksa sportistët kosovarë parakaluan me një varkë në lumin Sena.

Ceremonia madhështore shënon fillimin e lojërave që do të vazhdojnë deri më 11 gusht 2024 në Paris të Francës, me pjesëmarrjen e sportistëve dhe trajnerëve nga mbarë bota, duke përfshirë edhe delegacionin nga Kosova.

Sportistët kosovarë, të shoqëruar nga përfaqësuesit dhe trajnerët e tyre, valëvitën flamujt shtetërorë.

Flamuri i Kosovës është mbajtur nga xhudistët Nora dhe Akil Gjakova.

 

Kosova është përfaqësuar nga tetë sportistë në këtë ngjarje të rëndësishme, megjithëse boksierja Donjeta Sadiku nuk ishte e pranishme në parakalim. Në total, vendi merr pjesë me gjashtë sportistë të kualifikuar dhe tre sportistë me ftesë të universalitetit.

Nga xhudoja, Kosova do të përfaqësohet nga Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Laura Fazliu, Akil Gjakova dhe Loriana Kuka. Donjeta Sadiku do të garojë në boks, ndërsa Gresa Bakraqi në atletikë. Sportistët Hana Beiqi dhe Adell Saboviq do të konkurrojnë në not.

 

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika