Kosova pjesë e Forumit të Prespës, diskutohet edhe “Ballkani i Hapur”

Në të njëjtin qytet ku u mbajt samiti i "Ballkanit të Hapur", pas 7 ditësh të gjithë krerët e Ballkanit Perëndimor do t'i mbledhë Forumi i Prespës për Dialog. Në Ohër prezent do të jenë edhe udhëheqësit e Kosovës, derisa përveç sigurisë, do të diskutohet edhe për "Ballkanin e Hapur", nismë kjo e cila kundërshtohet nga Kosova, ndërsa nga kjo e fundit kërkohet që të jetë më aktive në bashkëpunimin rajonal

Kosova refuzoi kërkesën e radhës për t’iu bashkuar “Ballkanit të Hapur” gjatë samitit të saj në Ohër.

Por pikërisht në këtë qytet, javën e ardhshme liderët kosovarë do të bëhen pjesë e një mbledhjeje ndërkombëtare, ku ndër të tjera, do të diskutohet edhe kjo nismë.

Bëhet fjalë për Forumin e Prespës për Dialog, të organizuar nga Maqedonia e Veriut, i cili mbahet nga 16 deri më 18 qershor në Ohër.

Në qendër të diskutimeve me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor do të jetë siguria e rajonit pas shqetësimeve për bartjen e mundshme të agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës.

Në forumin ku do të marrin pjesë përfaqësuesit e shteteve më të fuqishme perëndimore, Kosova do të përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Aty do të jenë edhe Gabriel Escobar, Miroslav Lajçak, Stuart Peach e Manuel Sarrazin.

Pjesëmarrja e tyre vlerësohet si insistim i ShBA-së, BE-së, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë për të zgjidhur problemet në Ballkan.

Njohësi i çështjeve politike, Artan Muhaxhiri ka thënë se “Ballkani i Hapur’ por edhe Forumi i Prespës pritet që ta maksimalizojnë idenë e një harmonizimi, një bashkëpunimi rajonal në mënyrë që të kemi një hap përpara të vendeve të Ballkanit drejt agjendës evropiane”.

As në këtë forum, njohësi i çështjeve politike, Muhaxhiri nuk pret që presidentja dhe kryeministri të ndryshojnë qëndrimet sa i përket iniciativave rajonale.

“Kjo nuk ka shumë logjikë sepse nëse presioni i madh është për bashkëpunim atëherë secila iniciativë do të duhej të shfrytëzohej për të arritur nivelin e bashkëpunimin në mes të vendeve të Ballkanit”, ka shtuar Muhaxhiri.

Rol më aktiv nga Kosova në bashkëpunimin rajonal kërkojnë edhe njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare nga Maqedonia.

Kjo, sipas Mersel Bilallit, duhet të nis nga Forumi i Prespës.

“Kosova duhet definitivisht ta kuptojë se segmeti i politikës së jashtme është kyç për të. Duhet ndoshta deri në fund të profesionalizohet dhe të depolitizohet dhe të hiqen emocionet nga praktikimi i saj”, ka thënë Bilalli.

Te pjesëmarrësit e konfirmuar në Forumin e Prespës për Dialog, deri më tani, nuk figuron presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq apo kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq.

Shija e redaktorit

Haradinaj bën homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit: Ishte ndër...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit të kombit, Zahir Pajaziti në Prishtinë në ditëlindjen...

BE dorëzon progres-raportin, Rama: Dokumenti më i mirë ndërkombëtar për...

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka thënë se plani për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit...

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

Të fundit nga rubrika