Kosovarët me shumë armë pa leje, arsye konsiderohet kontrabandimi i lehtë

Kosovarët sipas shoqërisë civile dhe MPB-së në duart e tyre mbajnë afro 230 mijë armë pa leje. Arsye, sipas njohësve të sigurisë, është kontrabandimi i lehtë i tyre nga shtetet fqinje, dhe pamundësisë së organeve të rendit për të kontrolluar gjithë kufirin

13 dhjetori do ishte fundi i një grupi kriminal, që bënin kontrabande me armë në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

14 persona mbeten të arrestuar, 8 prej tyre në Kosovë.

Kjo ishte vetëm një formë se si në duart e qytetarëve të Kosovës binin armët paleje.

Dukagjini pyeti Policinë e Kosovës së sa armë pa leje kanë marrë nga duart e qytetarëve këtë vit.

Në baza vjetore, Policia e Republikës së Kosovës konfiskon mesatarisht rreth 1,500 armë të llojeve të ndryshme, duke përfshirë numër relativisht të madh të municionit të kalibrave të ndryshëm si dhe mjeteve të ndryshme plasëse duke përfshirë edhe eksplozivët artizanal. Numri i armëve dhe municionit të konfiskuar për periudhën Janar – Gusht 2024 në nivel të PK-së është 1122, kurse numri i municionit të konfiskuar është 20653 – Policia e Kosovës.

Ndërkaq, sipas ministrisë së punëve të Brendshme dhe organizata të shoqërisë civile në duart e qytetarëve besohet të jenë mbi 230 mijë armë pa leje.

Shumica nga to, besohet të kenë mbetur edhe lufta e fundit por që një rol të rëndësishëm e luan kontrabanda.

Njohësit e sigurisë ne vend thonë se këto armë, nuk vinë nga shtete të posaçme siç është Serbia, por gjithandej pasi janë fitim prurëse për grupet kriminale.

”Krimi trans-nacional nuk zgjedh shtet as komb as dhe as fe, dhe unë nuk do të thoja që armët vinë vetëm nga Serbia, ku patëm rastin e fundit ku u kap një grup kriminal në kuadër të krimit transnacional në mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Avni Islami, Njohës i sigurisë.

Pamundësia që të kontrollohen kufijtë për futjen e kontrabandës me armë në Kosovë, e sheh si faktor kyç njohësi i sigurisë Valdet Hoxha.

Veç i njëjti nuk e hedh mundësinë që shteti duhet të marrë disa masa.

”Shteti duhet të bëjë çmos që fillimisht përmes ndonjë amnistie, të zvogëloj numrin e armëve ilegale në vend e pastaj me aplikimin e normave materiale të kodit penal të Republikës së Kosovës, sidomos në rastet kur zihen në posedim”, ka thënë Valdet Hoxha, Njohës i sigurisë.

“Ndërkohë gjatë periudhës janar-dhjetor 2024, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme janë regjistruar gjithsej 14,340 aplikime për pëlqime për blerje armësh nga persona fizikë, kryesisht për arsye të gjuetisë dhe rekreacionit.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika