KOSTT dhe KRU Prishtina në vendin ku u shemb dheu në Prishtinë

Pas shembjes së dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë, tashmë ekipet e KOSTT dhe kompanisë së ujësjellësit rajonal KRU Prishtina, kanë dal në vendin e ngjarjes.

Ata të KOSTT kanë nisur punimet  për rikthimin e energjisë elektrike.

Nga KOSTT, thanë se po synojnë që brenda 2 orëve të rikthejnë energjinë elektrike në këtë lagje dhe të tjerat që si pasojë e shembjes është ndërprerë energjia elektrike dhe furnizimi me ujë.

Ndërsa, ekipet e ujësjellësit së shpejti pritet të nisin punimet.

Tashmë për shkak të këtij incidenti Prokuroria Themelore në Prishtinë ka intervistuar pronarin e kompanisë “Klub Invest”, ndërsa nuk ka përjashtuar mundësinë edhe intervistimin ndaj zyrtarëve të tjerë.

Komuna e Prishtinës tashmë ka pezulluar disa inspektorë. Në vendin ku dje u shemb dheu në rrugën “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë, të pranishëm janë edhe KFOR-i italian./KP

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika