KQZ-ja për zgjedhjet e reja: Sfidë dhe nuk kemi mjete buxhetore

Një votues hedh një votë gjatë zgjedhjeve parlamentare në Prishtinë, Kosovë, 14 shkurt 2021. REUTERS

Vendi pashmangshëm do të shkojë në zgjedhje më së afërmi 30 ditë dhe më së largu 40 ditë nga shpallja e datës nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila këtë të enjte shpërbeu Kuvendin e Kosovës.

Për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve organizimi i një procesi të ri zgjedhor brenda një periudhe kaq të shkurtë kohore është një sfidë e madhe.

Këtë për Dukagjinin e tha edhe zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili bëri të ditur se ende janë në fazën përmbyllëse të administrimit të zgjedhjeve lokale.

Megjithatë, Elezi bën të ditur se KQZ-ja do të veprojë në përputhje me mandatin kushtetues.

“Organizimi edhe i një procesi të ri zgjedhor brenda një periudhe të shkurtër, sigurisht që përbën sfidë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe stafin e tij, veçanërisht për faktin se aktualisht jemi në fazën përmbyllëse të administrimit të zgjedhjeve lokale. Megjithatë, KQZ, si gjithmonë, do të veprojë në përputhje me madatin kushtetues dhe ligjor si dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për mbajtjen e zgjedhjeve të reja”, tha Elezi.

Sfidë për KQZ-së mbeten edhe mjetet buxhetore, për çka Elezi thotë se KQZ-ja nuk ka mjete buxhetore të planifikuara për një proces të ri zgjedhor, njofton Dukagjini.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka mjete buxhetore të planifikuara për një proces të ri zgjedhor, i cili nuk është i planifikuar. Në mbledhjen e radhës, KQZ do të miratojë planifikimin buxhetor për organizimin e zgjedhjeve të reja dhe kërkesën për buxhet do ta përcjellë për miratim në Qeverinë e Kosovës. KQZ ka vepruar kështu edhe në rastet tjera kur kemi pasur zgjedhje të parakohshme apo që kanë ndodhur pa planifikim, në një vit jo-zgjedhor”, u shpreh Elezi për Dukagjinin.

 

 

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika