KQZ në Shqipëri: Procesi zgjedhor në tërësi mund të konsiderohet normal

Procesi në tërësi mund të konsiderohet normal dhe anomarlitetet e evidentuara nuk e bëjnë të gjithë procesin problematik, ka thënë Kryetari i Komisioneri Ilirjan Celibashi

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, ka thënë se në KQZ kanë pranuar 29 denoncime zyrtarisht, teksa ka shtuar se procesi zgjedhor mund të konsiderohet normal.

Sipas tij, Partia Socialiste ka dërguar tri denoncime, koalicioni “Bashkë Fitojmë” një denoncim, dhe 24 denoncime nga qytetarë të ndryshëm.

Në referim të përmbajtjes së këtyre denoncimeve, Celibashi ka theksuar se kryesisht lidhen me parregullsi nga ana e komisionerëve, ka mjaft ankesa, korrupsion aktiv ose pasiv në procesin e votimit.

“Në total në KQZ kanë ardhur 29 denoncime zyrtarisht të pranuara, 4 denoncime nga partitë zgjedhore, tre nga Partia Socialiste dhe një nga koalicioni “Bashkë Fitojmë. Partia Socialiste ka një denoncime për kandidatin për kryetar të bashkisë në Elbasan. Po kështu, edhe për kandidatin e koalicionit bashkë fitojmë në Tiranë në dy raste për thyerje të heshtjes zgjedhore nga dy kandidatët, nga kandidati në Elbasan dhe kandidati në Tiranë. Ka një denoncim në KQZ nga Komiteti Shqiptar i Helsingut mbi parregullsitë procedurale gjatë shpërndarjes së bazës materiale, i përket konstatimeve të orëve të para të fillimit të procesit të votimit. Gjithashtu janë edhe 24 denoncime nga qytetarë të ndryshëm. Përgjithësisht bashkitë të cilat janë prezantuar si me probleme janë Tirana, Elbasani, Durrësi, Dropulli, Kamza, Lexha, Peshkopia dhe Tropoja”, ka thënë ai.

Sipas tij, në 4.497 qendra votimi gjithsejtë kanë votuar 998,633 votues, ose 31.42 për qind, prej tyre për herë të parë deri tash kanë votuar 14.654 votues.

“Për sa i përket ecurisë së procesit, duke parë numrin e denoncimeve, ky numër të bën të mendosh se procesi ka shkuar, mirë, normalisht, por duke ndjekur edhe raportimet e mediave dhe komunikimet që kemi me partitë politike, këto të dhëna të lënë të kuptosh se ka probleme”.

Megjithatë, procesi në tërësi mund të konsiderohet normal dhe anomarlitetet e evidentuara nuk e bëjnë të gjithë procesin problematik, shtoi Celibashi.

Pjesëmarrja në votime deri në orën 17:00 në shkallë vendi ka shkuar në masën 34,54%. Këto janë të dhënat më të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas KQZ deri në këto momente raportojnë në kohë reale 2668 Qendra Votimi nga 5213 që janë total.

Pjesëmarrja më e madhe në votim ka qenë në bashkitë, Fushë Arrëz, Pustec, Kukës, Devoll, Has, teksa Vlora hyn te bashkitë ku pjesëmarrja ka qenë më e ulët.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika