Kraja mohon se ka kërkuar falje në mbledhjen e AShAK-ut

Akademik, Mehmet Kraja

Kryakademiku, Mehmet Kraja, i ka mohuar raportimet se ai ka kërkuar falje në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Akademisë.

Në media u raportua se Kraja, ka kërkuar falje për shkrimin e tij i cili muaj më parë ishte publikuar në webfaqen e Akademisë së Shkenacave dhe të Arteve të Kosovës.

Kraja tha se në këtë mbledhje u arrit një kompromis, që ai të vazhdojë të jetë kryetar i AShAK-ut.

“Në mbledhjen e sotme te Kuvendit te Akademise nuk kam kerkuar falje dhe as e ka kërkuar dikush prej meje një gjë te tille. Duke mos pasur baze ligjore per te marre ne përgjegjësi kryetarin e Akademisë, u poropozua një kompromis, për te cilin është shprehur qarte akademik Isa Mustafa: “Z Kraja pas shumë diskutimeve u arrit pajtimi të vazhdojë në pozitën e Kryetarit të ASHAK. Përkushtimi do të jetë në bashkëpunimin më të ngushtë dhe në implementimin e programit të Akademisë”. Ky është kompromisi. Deklaratat tjera janë spekulime pa asnjë peshe dhe vlere”, ka thënë ai.

Gjatë ditës për mbledhjen e AShAK-ut kishte folur akademiku Frashër Demaj, ai ka deklaruar për Gazetën Nacionale, se Mehmet Kraja ka kërkuar falje dhe se falja e tij është pranuar.

Kraja ishte akuzuar se e ka botuar një shkrim në emër të Akademisë pa miratimin e saj.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika