Kraki: Nesër në sabah Kosova duhet me dal me institucione solide

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka deklaruar se Kosova duhet të fokusohet në krijimin e institucioneve funksionale dhe solide, duke e ndërlidhur këtë edhe me procesin gjyqësor në Hagë.

Duke folur për komentuar ligjin e iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, Kraki ka shprehur qëndrim kritik ndaj kësaj nisme.

Sipas tij, ky ligj nuk do t’u ndihmojë në procesin e Apelit ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që janë dënuar nga Gjykata Speciale.

“Jemi për t’i bërë gjërat qysh duhet në mënyrë solide… nesër në sabah Kosova duhet me dal me institucione solide, Kuvend, qeveri dhe me të gjitha. Që me pas sukses në Hagë. Ky ligji (i iniciuar nga PDK) nuk iu ndihmon në Apel (krerëve të UÇK-së)”, ka thënë Kraki.

Të fundit nga rubrika