Krasniqi: Kurti kishte një interpretim të çuditshëm të aktgjykimit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka komentuar pas takimit të thirrur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me liderët e partive politike për tejkalimin e ngërçit institucional. Krasniqi tha se Kurti vazhdoi të mbrojë veprimet e veta dhe të deputetëve të tij, duke iu referuar një interpretimi të pazakontë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Z. Kurti kishte një interpretim të çuditshëm të aktgjykimit,” deklaroi Krasniqi. Ai shtoi se, sipas këtij interpretimi, Kurti mendonte që nuk ka asnjë problem as me propozimin arbitrar të kryesuesit për komisionin që kërkon votimin e fshehtë, e as me mënyrën si është mbajtur seanca. Sipas PDK-së, ky qëndrim i Kurtit tregon mungesë serioziteti për të respektuar vendimet kushtetuese.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika