Krasniqi: Në Ditën e Evropës, Kosova feston muajin e 11-të të sanksioneve nga BE-ja

Teksa ka hedhur kritika mbi qeverinë aktuale në krye me kryeministrin Albin Kurti, deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, thotë se qasja e gabuar nga Qeveria Kurti ka sjellë për herë të parë përplasje të ashpra me BE-në dhe si pasojë, Kosova është në vendet e sanksionuara nga Bashkimi Evropian

Rrezarta Krasniqi, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës,

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se në Ditën e Evropës Republika e Kosovës feston muajin e 11-të të sanksioneve nga vendet e BE-së.

Teksa ka hedhur kritika mbi qeverinë aktuale në krye me kryeministrin Albin Kurti, deputetja Krasniqi thotë se qasja e gabuar nga Qeveria Kurti ka sjellë për herë të parë përplasje të ashpra me BE-në dhe si pasojë, Kosova është në vendet e sanksionuara nga Bashkimi Evropian.

“Republika e Kosovës gjithmonë është njohur si një nga vendet më pro evropiane në Ballkan dhe një shtet demokratik në miqësi të përhershme me ShBA dhe BE.  Në vend se këtë datë ta festojmë me ndonjë njohje të re ose anëtarësim në ndonjë organizatë ndërkombëtare ne gjendemi nën sanksione nga vendet e BE-së, kushtëzime të reja për KiE që vijnë si rrjedhojë e premtimeve të trinomit Kurti-Osmani-Konjufca dhe raporte të rrënuara me Bashkimin Evropian dhe ShBA”, shkroi ajo në Facebook.

Ajo thekson se Kosova e ka vendin në BE.

“Si shoqëri e kemi obligim që Kosovën ta bëjmë pjesë të të gjitha organizatave ndërkombëtare, të anëtarësohemi në BE, si garanci për të ardhmen tonë demokratike dhe në NATO për garancën e sigurisë në vend dhe mbarë Ballkanin. Republika e Kosovës e ka vendin në Bashkimin Evropian dhe vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës e garanton rrugën evropiane për qytetarët tanë”, shtoi më tej ajo.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika