Krasniqi: Nuk po mblidhen nënshkrime për shkarkimin e kryetarëve të komunave në veri

“Çka është me rëndësi është se kryetarët po vazhdojnë të punojnë dhe si Qeveri jemi në mbështetje të vazhdueshme të kryetarëve që ata ta përmbushin mandatin e tyre si kryetar”, ka thënë Krasniqi

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Elbert Krasniqi, tha të mërkurën se ende nuk ka ndonjë informacion se qytetarët e katër komunave me shumicë serbe në veri të vendit kanë filluar t’i mbledhin nënshkrimet për shkarkimin e kryetarëve të komunave të tyre përkatëse përmes peticionit.

Duke folur në një konferencë për media në Prishtinë të mërkurën, Krasniqi, megjithatë i mbështeti kryetarët e tanishëm ta përfundojnë mandatin e tyre katërvjeçar.

“Çka është me rëndësi është se kryetarët po vazhdojnë të punojnë dhe si Qeveri jemi në mbështetje të vazhdueshme të kryetarëve që ata ta përmbushin mandatin e tyre si kryetar”, tha Krasniqi, shkruan REL.

Katër komunat me shumicë serbe në veri, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, udhëhiqen nga kryetarët shqiptarë tani, të cilët e morën detyrën pas zgjedhjeve të prillit, të cilat u bojkotuan dhe u kundërshtuan ashpër nga serbët lokalë, duke shkaktuar tensionim të situatës.

Kosova, pasi u përball me masa ndëshkuese nga BE-ja, u zotua për riorganizimin e zgjedhjeve, por dëshiron ta bëjë këtë vetëm përmes një udhëzimi administrativ, i cili ua mundëson qytetarëve t’i shkarkojnë kryetarët e komunave të tyre përkatëse përmes një peticioni.

Peticioni duhet të nënshkruhet nga 20 për qind e trupit votues në komunën e caktuar, që më pas të mund të shtyhet përpara. Nëse plotësohen të gjitha hapat e kërkuar me udhëzimin administrativ, – i cili u publikua në shtator – atëherë mbahet votimi për largimin e kryetarit të komunës.

Për largimin e kryetarit kërkohen 50 për qind +1 votë e qytetarëve në listën e votuesve. Më pas, shpallen zgjedhjet e reja.

Më 13 tetor, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, tha se partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila ka mbështetjen e Beogradit, është e gatshme të marrë pjesë në zgjedhjet e reja komunale në veri të Kosovës.

Në shtator, Krasniqi tha se dorëheqja e kryetarëve shqiptarë të katër komunave me shumicë serbe “është kërkesë vetëm e Beogradit”, duke këmbëngulur se kryetarët mund të largohet nga zyrat vetëm përmes udhëzimit të ri administrativ.

Por, prej atëherë, gjërat ndryshuan dhe gjendja vetëm sa u tensionua edhe më shumë, pasi Policia e Kosovës u sulmua më 24 shtator nga një grup serbësh të armatosur në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, dhe më vonë nënkryetari i atëhershëm i Listës Serbe, Millan Radoiçiq e mori përgjegjësinë e sulmit.

Më 12 tetor, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u bëri thirrje përfaqësuesve të serbëve në veri të Kosovës që të iniciojnë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Mitrovicën Veriore, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika