Krasniqi pas tërmetit në Turqi: Populli i Kosovës është me ta në këtë periudhë të rëndë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, teksa ka shprehur ngushëllime për popullin turk pas tërmetit që tronditi Turqinë, ka thënë se populli i Kosovës është me ta në këtë periudhë të rëndë

Memli Krasniqi- kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka shprehur ngushëllime për popullin turk pas tërmetit që tronditi Turqinë të hënën e gjashtë shkurtit.

Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se populli i Kosovës është me ta në këtë periudhë të rëndë.

“Mëngjesi i sotëm na gjeti me lajmin e hidhur që vjen nga Turqia, ku si pasojë e një tërmeti të fuqishëm kanë humbur jetën qindra qytetarë dhe qindra të tjerë kanë mbetur të lënduar, ndërsa fshatra e qytete të shumta kanë pësuar dëme të paimagjinueshme. Në këto momente të vështira dhe tragjike, ndajmë dhembjen me shtetin dhe popullin turk. Presidentit Erdoğan dhe të gjitha familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre, u dërgoj ngushëllimet më të sinqerta. Populli i Kosovës është me ta në këtë periudhë të rëndë”, shkroi ai.

I prekur thellë nga ngjarjet tragjike pas tërmetit të fuqishëm që goditi të hënën Turqinë është shprehur kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kështu ka shkruar ai në Facebook, teksa i ka propozuar Qeverisë së Kosovës ndarjen e një fondi emergjent për ofrimin e ndihmave të nevojshme humanitare dhe ofrimin e ndihmës së njësive operacionale nga FSK-ja.

“Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të plagosurit. Në këto rrethana të vështira për popullin e Turqisë, lutemi që kjo gjendje të kalojë me sa më pak viktima dhe me sa më pak dëme”, shkroi ai.

Pasojat e tërmetit që e goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën janë të mëdha. Numri i viktimave ka shkuar në më shumë se 500 në të dyja vendet.

Të paktën 284 persona kanë vdekur dhe më shumë se 2,300 janë plagosur në Turqi, sipas nënpresidentit të vendit, Fuat Oktay.

Në Siri, të paktën 237 njerëz u vranë dhe 639 u plagosën, njoftoi agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA, duke cituar një zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Turqi dhe Siri tani është të paktën 521.

Tërmeti është një nga më të fortët që ka goditur Turqinë në më shumë se 100 vjet dhe shkaktoi lëkundje në të gjithë rajonin, duke shembur ndërtesa dhe duke i bërë banorët të vrapojnë në rrugë.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika