Krasniqi për shkarkimin e kryetarëve: Komunat në veri kanë edhe dy javë afat për mbledhjen e nënshkrimeve

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, lidhur me shkarkimin e katër kryetarëve të komunave në veri të vendit përmes peticioneve, ka thënë se kanë mbetur edhe dy javë afat për t’i mbledhur nënshkrimet

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, ka diskutuar për procesin e shkarkimit të katër kryetarëve të komunave në veri të vendit, përmes peticioneve të iniciuara nga qytetarët.

Krasniqi ka thënë se në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq dhe Zubin Potok kanë mbetur edhe dy javë afat për t’i mbledhur nënshkrimet për shkarkimin e kryetarëve, ndërsa në Zveçan janë mbetur edhe pesë ditë më shumë.

Ministri i MAPL-së ka thënë se kryetarja e Kuvendit Komunal të Zveçanit nuk e ka procesuar kërkesën e qytetarëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe kësisoj grupi i qytetarëve i është drejtuar vetë MAPL-së dhe KQZ-së bazuar në Udhëzimin Administrativ.

“Nga përgjegjësia e nivelit qendror dhe lokal, të gjitha obligimet janë përmbushur. Tashmë i kemi katër grupe të qytetarëve në veri të vendit, të cilët janë autorizuar për mbledhjen e nënshkrimeve. Të gjitha grupet kanë autorizimet dhe dokumentet e nevojshme. Kosova vazhdimisht ka qenë konstruktive dhe udhëzimi administrativ e dëshmon këtë”, ka thënë Krasniqi.

Në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq dhe Zubin Potok ka nisur më 22 dhjetor mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë.

Ndërsa në Zveçan, ka nisur më 27 dhjetor. Afati për mbledhjen e nënshkrimeve është 30 ditë.

Ndërkaq, lidhur me masat e BE-së të vendosura ndaj Kosovës, ai ka deklaruar se janë të padrejta pasi nuk iu janë adresuar palës që ka shkaktuar tension.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika