Krasniqi: Saga për tarifat e reja ka përfunduar, qytetarët do ta paguajnë energjinë me tarifat e vjetra

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila mori vendim se rritja e çmimit të energjisë nga ZRRE-ja ishte e paligjshme

Memli Krasniqi (PDK)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, e ka cilësuar si të drejtë vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila ka marrë vendim se tarifat e reja të vendosura nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), ishin të paligjshme.

Krasniqi ka thënë se Qeveria e Kosovës bashkë me ZRRE-në qëllimshëm kanë tentuar ta rrisin çmimin e energjisë për qytetarët e Kosovës.

Ai ka theksuar se partia që ai përfaqëson vazhdimisht ka qenë kundër këtij vendimi.

“Një institucion që duhej të ishte i pavarur ishte vënë në zbatim të projeksioneve të pushtetit duke injoruar interesin qytetar. PDK në mënyrë konsistente ka qenë kundër këtij vendimi sepse ka qenë vendim i padrejtë, sepse nevojat për import të energjisë kanë qenë jashtëzakonisht të vogla, dhe kostoja për ta paguar nuk ka ekzistuar fare, sepse janë mbuluar nga prodhimi vendor”, ka deklaruar ai.

“Jemi të bindur se e drejta është në të drejtë të qytetarëve, ne jemi gëzuar vendimit të gjykatës. Kemi pritur që të ketë reflektim nga Qeveria, por ajo e ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës përmes ZRRE-së”, ka vijuar ai.

Kryetari i PDK-së është shprehur se shpreson që qytetarëve të cilët kanë paguar energji me çmim të ngritur t’u kthehen mjetet nga Qeveria e Kosovës.

“Tashmë ne e kemi një masë të përkohshme që i anulon vendimet e ZRRE-së. Jam i bindur se kemi pasur të drejtë. Në momentin kur do të ketë një vendim mbi meritën, është obligim i Qeverisë që t’i rimbursojë qytetarët të cilët kanë paguar rrymën me tarifat e reja”, ka thënë ai.

Në fund, ai u ka uruar shërim të lënduarve nga Kosova, të cilët kanë pësuar aksident në Austri.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika