Krasniqi takohet me diplomatët evropianë, u kërkon heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës

"Nga ta, para se gjithash, kërkova që të ndihmojnë në heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Republikës së Kosovës. Qytetarët tanë nuk duhet të vuajnë pasojat e një Qeverie të papërgjegjshme dhe jobashkëpunuese"

I pari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka takuar shefin  zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, ambasadorin e Francës, Oliver Guerot, zëvendësambasadorin e Gjermanisë, Matthias Conard, si dhe zëvendësambasadorin e Italisë, Ugo Ferrero.

Nga zyra e PDK-së, Krasniqi, diplomatëve evropianë ua ka shprehur shqetësimet e tij në lidhje me situatën politike e konike të vendit.

Krasniqi u ka kërkuar heqjen masave sanksionuese të BE-së.

“Në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës prita shefin e zyrës së BE-së, ambasadorin Tomas Szunyog, ambasadorin e Francës, Olivier Guerot, zëvendësambasadorin e Gjermanisë, Matthias Conrad dhe zëvendësambasadorin e Italisë, Ugo Ferrero– me të cilët diskutuam për zhvillimet aktuale politike në vend. Diplomatëve evropianë u shpreha shqetësimin tim në lidhje me situatën e vështirë politike dhe ekonomike, në të cilën ndodhet vendi. Nga ta, para se gjithash, kërkova që të ndihmojnë në heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Republikës së Kosovës. Qytetarët tanë nuk duhet të vuajnë pasojat e një Qeverie të papërgjegjshme dhe jobashkëpunuese”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

“Ambasadorët i sigurova se PDK do të vazhdojë të angazhohet seriozisht dhe të luajë rol konstruktiv në procesin e Integrimit euroatlantik të vendit, si vizion i kahmotshëm i yni dhe rrugë e vetme drejt zhvillimit dhe përparimit”.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika