Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka takuar kongresistë amerikanë Dutch Ruppersberger dhe Ben Cline në darkën e hapjes së takimit tradicional Lutjet e Mëngjesit, ne Washington, DC.
Krasniqi ka falënderuar dy kongresistë për mbështetjen e vazhdueshme që ShBA I ka ofruar Kosovës.
“Kongresmenëve Ruppersberger dhe Cline u shpreha mirënjohjen dhe falënderimin tim për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i ka ofruar Kosovës në të gjitha fazat më të rëndësishme deri më sot”, ka shkruar Krasniqi.
Krasniqi tha se “çlirimi, pavarësia dhe shtetndërtimi i Kosovës nuk do të ishin asnjëherë të mundura pa aleatin tonë të përhershëm dhe besnik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.