Krasniqi: Vendi është në ditët më të vështira që nga çlirimi, njerëzit duan të ikin

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi në Konventën e 7-të të Rinisë Demokratike ka thënë se vendi është në ditët më të vështira që nga çlirimi

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, gjatë Konventës së 7-të të Rinisë Demokratike ka thënë se Kosova është në një depresion me njerëz të cilët presin para ambasadave për një vizë për t’u larguar.

Sipas Krasniqit, vendi është në ditët më të vështira që nga çlirimi.

Në Konventën e 7-të të Rinisë Demokratike, ka ftuar rininë kosovare që të angazhohet pranë forumeve të PDK-së për të ngritur zërin dhe për t’u bërë ndryshimi që duan të shohin në vend.

“Jeni dëshmitarë se aktualisht Kosova është në ditët më të vështira të saj që nga çlirimi i vendit”, ka deklaruar Krasniqi.

Mes të tjerash, kreu i PDK-së ka theksuar se ekonomia e vendit nuk po zhvillohet, “shtetësia jonë kontestohet, lufta jonë për liri po gjykohet, ndërsa qeveria jonë nuk ka zgjidhje për asnjë nga krizat e njëpasnjëshme që i ka prodhuar vetë dhe çka ka sjellë kjo gjendje sot, një frymë depresioni”.

“Familjet kosovare janë në krizë sociale, puna është e pamjaftueshme dhe perspektiva shihet duke pritur për një vizë në ambasada të huaja. Gjendja është e rëndë por duke ju parë juve sot e di që nuk ka gjendje të rëndë që mund ta ndalë vullnetin e juaj për t’i kthyer gjërat mbarë”, ka potencuar Krasniqi.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika