Krasniqi: Zgjedhjet po afrohen, Osmani ta emërojë anëtarin e KQZ-së para përfundimit të mandatit

Profesori i Fakultetit Juridik, Kolë Krasniqi, ka deklaruar se situata aktuale politike në vend nuk lë shumë hapësirë për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit, duke theksuar se rrethanat e krijuara mund të çojnë drejt zgjedhjeve të reja.

Në emisionin FIVE, Krasniqi tha se sipas zhvillimeve dhe mungesës së vullnetit politik, zgjedhjet e reja duken si opsion gjithnjë e më i mundshëm.

Ai ka shtuar se nuk beson që ekziston një marrëveshje apo koalicion i mundshëm për zgjedhjen e presidentit konsensual, për shkak të qëndrimeve të ndryshme të partive politike.

Ai ka theksuar gjithashtu se, për shkak të afrimit të zgjedhjeve, do të ishte e udhës që të kompletohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përfshirë emërimin e anëtarit tjetër që mungon.

Sipas tij, KQZ-ja duhet të jetë plotësisht e konstituar për të mbikëqyrur proceset zgjedhore që, sipas tij, mund të mbahen 45 ditë pas shpërndarjes së Kuvendit.

“Nuk e besoj në bazë të këtij vullneti i cili po manifestohet nga strukturat partiake qofshin ato opozitare apo në pushtet, janë krijuar rrethanat e caktuara që e pamundësojnë konsolidimin në zgjedhjen e një presidenti konsensual i cili do të ishte i pranueshëm për të gjitha palët.  Prandaj do të kishe qenë e udhës që para përfundimit të mandatit të saj ta emërojë edhe anëtarin tjetër të KQZ-së dhe të konstituohet ky komision i cili është kyç dhe detyra të qarta të përcaktuara më ligj e kushtetutë për mbarëvajtjen dhe mbikëqyrjen e procesit zgjedhor që pritet të mbahen 45 ditë pas shpërndarjes së Kuvendit”, ka deklaruar ai.

PDK ka kërkuar nga presidentja aktuale Vjosa Osmani që të procedohet pa vonesë emërimi i anëtarit të dytë të saj në KQZ, ndërsa në Lëvizjen Vetëvendosje insistojnë se anëtari i tretë i takon kësaj partie.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika