Kriza në veri – Dëmtohen bizneset në eksport e import, frikësim edhe për investitorët e huaj

Kriza në veri, po konsiderohet si shqetësuese për bizneset vendore. Krahas pengesave në import e eksport, përfaqësues të bizneseve thonë se po i frikëson edhe investitorët e mundshëm

Ura mbi lumin Ibër që ndan Mitrovicën në Veriore dhe atë Jugore.

Kriza në veri po konsiderohet si shqetësuese për bizneset vendore. Krahas pengesave në import e eksport, përfaqësues të bizneseve thonë se po i frikëson edhe investitorët e mundshëm.

Shaqir Palushi, i cili është pronar i kompanisë “Frutex”, thotë se kriza në veri i ka pamundësuar ardhjen me kohë të një eksperti.

“Nuk mund të them që ka telashe sa i përket furnizimit, po çdo çrregullim i gjendjes në veri apo kudo në Kosovë, sigurisht që ka efekte. Në radhë të parë në eksport dhe import, madje edhe meqenëse jemi duke instaluar linja dhe vazhdimisht ne kemi nevojë ekspertë të huaj, kemi pasur rastin javën e kaluar mezi e kemi bind një ekspert që të vijë në Kosovë, sepse ka hezituar të vijë për shkak të përkeqësimit të situatës dhe sigurisht çdo përkeqësim të situatës ka efekte, sepse efekti më i madh është mosardhja e investitorëve të huaj, për të cilët sigurisht që Kosova ka jashtëzakonisht shumë”, u shpreh Palushi për EO.

Situatën në veri po e sheh shqetësuese edhe Xhevat Muqa nga kompania “Muqa Solar” nga Suhareka. Ai thotë se situata në veri ndikon edhe tek investitorët që duan të investojnë në Kosovë.

“Unë mendoj që kjo kriza në veri nuk është që i ka penguar vetëm në Suharekë por edhe me gjerë, sepse bizneset që duan të investojnë në Kosovë, atëherë e kanë me siguri një pikëpyetje të madhe dhe kjo na bën jo të favorshëm për bizneset nëse duam të ofrojmë investitorë”, thotë Muqa për EO.

Muqa u shpreh i shqetësuar edhe me pengesat në eksport e import. Thotë se kriza mund të vërehet më vonë.

“Kjo është anasjelltas, e pengon importin dhe eksportin. Në rast se jemi në prag të një marrëveshjes me një biznes jashtë vendit, e pengon për të bërë biznes në Kosovë. Neve si Qendër e Biznesit në Suharekë, shqetësimet më të mëdha janë se si biznese bëjnë import dhe bëjnë eksport dhe tash e tutje me siguri kanë me pas problemet e tyre që do të dalin në pah”, u shpreh ai.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika