Kroaci: Konfirmohen 10 raste të lisë së majmunëve

Pas konfirmit të rasteve me linë e ujit, epidemologia kroate ka thënë se në javët në vazhdim pritet të vijnë vaksinat mbrojtëse

Lija e majmunit
Lija e majmunit

Kroacia numëron 10 raste të lisë së majmunëve, të gjithë meshkuj nga mosha 30 deri në 50 vjeç.

Konfirmimi i rasteve erdhi nga epidemiologia kroate, Goranka Petroviç e cila ka thënë se pret që vaksinat kundër këtij virusi të vijnë në javët në vazhdim.

Çka dihet deri tani është se dy prej tyre janë infektuar jashtë vendit.

“Secili vend i Bashkimit Evropian do të miratojë planin e tij të vaksinimit kundër lisë së majmunëve dhe dozat e para mund të mbërrijnë në Kroaci pas disa javësh, megjithëse nuk është caktuar një datë specifike”, ka thënë Goranka Petroviç.

Ndërkaq, shefja e Departamentit për sëmundje të frymëmarrjes në HZJZ, Goranka Petroviç ka thënë se shpërndarja e vaksinave nëpër shtete do të bëhet proporcionalisht sipas numrit të banorëve dhe sipas masës në të cilën epidemia ka prekur një shtet të caktuar.
“Në javët në vijim pritet që vaksina të mbërrijë në Kroaci”, ka thënë ajo gjersa ka theksuar se lia e majmunit nuk është një sëmundje klasike seksualisht e transmetueshme, raporton “Index.hr”.

 

“Në Kroaci planifikojmë të vaksinojmë ata persona që kanë qenë në kontakt të ngushtë me personat e infektuar, brenda 4 deri në 14 ditë nga ekspozimi ndaj infeksionit”.

Është miratuar përdorimi i vaksinës kundër lisë së majmunëve nga Komisioni Evropian.

Kjo pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë, e shpalli linë e majmunëve emergjencë shtetërore globale.

Nga lia e majmunëve deri më tani janë prekur 16 mijë persona në 72 shtete të botës. Në BE që prej vitit 2013 vaksina Imvanex ka marrë miratimin për përdorim kundër lisë, shkruan REL.

Miratohet përdorimi i vaksinës kundër lisë së majmunëve

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika