Kroacia kalon në euro, hyn në zonën Shengen

Shteti kroat ka kaluar në Eurozonë dhe ka hyrë në zonën Schengen që nga data 1 janar 2023

Flamuri i Bashkimit Evropian dhe Kroat shihet (foto: Reuters)

Kroacia të dielën kaloi në euro dhe hyri në zonën pa pasaporta të Evropës – dy momente të rëndësishme për vendin pas anëtarësimit në BE gati një dekadë më parë.

Zona Shengen nënkupton një zonë ku 27 vende evropiane shfuqizuan kufijtë e tyre të brendshëm, për lëvizjen e lirë dhe të pakufizuar të njerëzve, në harmoni me rregullat e përbashkëta për kontrollin e kufijve të jashtëm dhe luftimin e kriminalitetit duke forcuar sistemin e përbashkët gjyqësor dhe bashkëpunimin policor.

Zona Shengen mbulon shumicën e vendeve të BE-së , përveç Irlandës, dhe vendet që së shpejti do të jenë pjesë e zonës Shengen: Rumania, Bullgaria dhe Qipro. Edhe pse jo anëtare të BE-së, vende si Norvegjia, Islanda, Zvicra dhe Lihtenshtajni janë gjithashtu pjesë e zonës Shengen.

Ekspertët thonë se adoptimi i euros do të ndihmojë në mbrojtjen e ekonomisë së Kroacisë në një kohë kur inflacioni po rritet në mbarë botën, pasi pushtimi rus i Ukrainës i rriti çmimet e ushqimit dhe karburantit, shkruan VoA.

Por ndjenjat mes kroatëve janë të përziera. Ndërsa ata mirëpresin fundin e kontrolleve kufitare, disa shqetësohen për ndryshimin e euros, me grupet e opozitës së krahut të djathtë që thonë se nga kjo përfitojnë vetëm vende të mëdha si Gjermania dhe Franca.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika