KRU “Prishtina”: Uji në Fushë-Kosovë do të ofrohet përmes autoboteve

Furnizimi i ujit për konsumatorët në Fushë-Kosovë do të bëhet përmes autoboteve. Kjo vjen pas situatës me turbullirë në kanalin e Ibër Lepencit

Pas situatës me turbullirë në kanalin e Ibër Lepencit, furnizimi i ujit për konsumatorët në Fushë-Kosovë do të bëhet përmes autoboteve.

Kështu ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.

“Me qëllim të përmbushjes së nevojave për furnizim me ujë për pije, pas situatës me turbullirë në kanalin e Ibër Lepencit dhe nё pamundësi tё bëjmë furnizimin e rregullt te tё gjithë konsumatorët, sot më datё 29.11.2023 e kemi parë nevojën pёr t’ju ofruar shërbim tё furnizimit me ujё konsumatorëve, përmes autoboteve”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Sipas njoftimit të tyre, njё autobot është pozicionuar nё rrugën “Arbёria” te lagjja Eliza deri nё orën 13:00, pastaj do tё kalojë te kompleksi Ulpiana nё rrugën “Dardania” në Fushë- Kosovë.

Tutje njoftohet se autobotet do lëvizin në të gjitha zonat e Fushë-Kosovës.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika