Kryediplomati iranian takohet me udhëheqësin saudit

Arabia Saudite dhe Irani po bëjnë përparim në përmirësimin e lidhjeve, ka thënë ministri i jashtëm i Iranit pas takimit me homologun e tij në Riad të enjten, ndërsa dy vendet e rënda rajonale kërkojnë të kapërcejnë armiqësinë e kaluar dhe të rrisin bashkëpunimin

Takimi me kryediplomatit iranian, ossein Amir-Abdollahian, dhe Princit të Kurorës, Mohammed bin Salma. Xheda, 18 gusht 2023

Ministri i Jashtëm i Iranit është takuar me udhëheqësin de facto të Arabisë Saudite më 18 gusht, në vizitën e tij të parë që kur rivalët e Lindjes së Mesme njoftuan për përmirësim të papritur të raporteve, thanë zyrtarët.

Ministri iranian, Hossein Amir-Abdollahian, që udhëtojë për në Riad një ditë më herët, zhvilloi bisedime me Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman, në Xheda, njoftoi Ministria e Jashtme saudite.

Dy zyrtarët diskutuan për raportet mes shteteve, “për mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen dhe mënyra për t’i zhvilluar ato si dhe diskutuan për zhvillimet sa i përket situatës rajonale dhe ndërkombëtare”, ka theksuar ministria saudite përmes një postimi në X, që më herë njihej si Twitter.

Agjencia shtetërore e lajmeve iraniane, IRNA, tha se Hossein Amir-Abdollahian është zyrtari i parë i lartë iranianë që është takuar me Princin saudit të Kurorës.

Irani, shtet me shumicë myslimane shiite, dhe Arabia Saudite me shumicë sunite, shkëputën raportet më 2016. Por, dy shtetet rivendosën raportet pas arritjes së një marrëveshjeje në mars, që u ndërmjetësua nga Kina.

Arritja e kësaj marrëveshjeje nxiti optimizëm, pasi këto dy shtete për vite të tëra kishin mbështetur palë të ndryshme në zonat e konfliktit në Lindjen e Mesme, përfshirë edhe në Jemen.

Të enjten, ministri iranian Amir-Abdollahian, ka theksuar se “përparimi në raportet tona po shkon në drejtimin e duhur”.

Kryediplomati iranian përmendi bashkëpunimin në fushën ekonomike dhe atë të sigurisë, por nuk bëri njoftim për ndonjë marrëveshje të re.

Që nga marrëveshja e marsit, Arabia Saudite ka intensifikuar përpjekjet për arritjen e paqes në Jemen, duke mbajtur bisedime të drejtpërdrejta me udhëheqësit e rebelëve Huthi në Sana të Jemenit. Po ashtu, Riadi ka arritur që të rikthejë Sirinë – aleaten e Iranit – në Ligën Arabe.

Shija e redaktorit

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

Të fundit nga rubrika