Kryediplomati Osmani i replikon ministrit serb, ja reagimi i tij (Video)

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i ka replikuar ministrit serb, Ivica Daçiq derisa po debatonin në Forumin Diplomatik të Antalisë, respektivisht në panelin me titull “Sfidat dhe mundësitë në Ballkan”

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i ka replikuar ministrit serb, Ivica Daçiq derisa po debatonin në Forumin Diplomatik të Antalisë, respektivisht në panelin me titull “Sfidat dhe mundësitë në Ballkan”.

“Të replikoj, shkurt. Nuk e di pse ministri Daçiq mendon se duhet t’i përgjigjet pretendimeve të mia se Rusia ka ambicie imperialiste dhe Ukraina është vetëm fillimi. Është thelbësore që ne të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën për të fituar këtë luftë të drejtë, por edhe për të ruajtur qartësinë tonë strategjike në Ballkan, veçanërisht në Maqedoninë e Veriut si një vend multietnik, tash kur i kemi zgjedhjet. Pra, të dyja këto dy momente janë thelbësore për ruajtjen e qartësisë strategjike në Ballkanin Perëndimor: duke mbështetur Ukrainën për të fituar këtë luftë të drejtë. Sepse, siç thashë, (Ukraina) është vetëm stacioni i parë dhe Ballkani Perëndimor do të jetë stacioni i radhës. Pastaj, për integritetin territorial, nuk është imja të komentoj, por mendoj se është e rëndësishme të shikohen vendimet përkatëse të gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë, për integritetin territorial”, ka deklaruar ministri Osmani./ZH

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika