Kryekuzhinieri me famë botërore i mëson fëmijët kosovarë si ta kryposin mishin

Gjersa po bënte atë që di të bëjë më së miri e që është përgatitja e specialiteteve të tij, kryekuzhinieri turk, Nysret Gokceftoi, ftoi fëmijët që t’i bashkohen e ndër të parët ishin fëmijët nga Kosova

Kuzhinieri Nusret Gokce dhe fëmijët kosovarë

Një ndër kuzhinierët më me famë në botë shoqëroi fëmijët kosovarë drejt një eksperience të të qenët ndihmësit e tij.

Bëhet fjalë për një ndër kuzhinierit mishaxhi ndër më të mirë në botë, turkun Nusret Gokce, ndërsa ngjarja zuri vend në ishullin Mykonos të Greqisë, përgjatë një darke të pushimeve verore të fëmijëve kosovarë.

Gjersa po bënte atë që di të bëjë më së miri e që është përgatitja e specialiteteve të tij, siç bën në shumë raste, Nysret ftoi fëmijët t’i bashkohen e ndër të parët ishin fëmijët nga Kosova.

Mirëpo, një moment të tillë nuk e shijuan vetëm fëmijët, por edhe 47 milionë njerëz që e ndjekin turkun në Instagram, moment ky që ai e ndau edhe me miqtë e tij në Instagram.

Nusret Gokce njihet si njëri prej kuzhinierëve më të mirë të mishit në botë.

Gatimet e tij kanë arritur deri te futbollistët Lionel Messi, Cristiano Ronaldo e David Beckham si dhe aktorin Leonardo DiCaprio.

Momenti nga gatimi i kuzhinnierit turk dhe fëmijut nga Kosova

Ai u bë një emër i njohur në vitin 2017 përmes një videoje ku tregonte mënyrën sesi po e përgatiste një steak otoman (osman), e cila më pastaj u bë virale. Ai numëron restorantet e tij në shumë pjesë të botës si në Angli, Amerikë, Turqi, Katar e Dubai dhe në vendin ku u takua me kosovarët, në Mykonos.

Shija e redaktorit

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Të fundit nga rubrika