Kryeministri Kurti udhëton për në Austri

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Vjenë të Austrisë, ku do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Socialistëve dhe Demokratëve të Ballkanit Perëndimor

Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës





Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Vjenë të Austrisë.

Atje, siç njofton zyra e kryeministrit të Kosovës, Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Socialistëve dhe Demokratëve të Ballkanit Perëndimor.

Tutje, tregohet se tema që do të diskutohet në samit është “Zgjerimi i Ballkanit Perëndimor, TANI! Për një shoqëri sociale, demokratike, paqësore”.

Në anën tjetër, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, do të udhëtojë për në Bruksel, ku do të zhvillojë takime me funksionarë e zyrtarë të lartë të Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian.

Bislimi udhëton drejt Brukselit





Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika