Kryeministrja e Finlandës: Duam të mbështesim Shqipërinë në anëtarësimin e saj në BE

Kryeministrja e Finlandes, Sanna Marin shprehu mbështetjen e plotë të Finlandës për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian

Sanna Marin dhe Edi Rama

Gjatë një konference që pati me kryeministrin Shqipërisë, në Tiranë, kryeministrja e Finlandës Sanna Marin, shprehu mbështetjen e Finlandës për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Shqipëria na ka mbështetur qoftë në teori dhe në praktikë. Është e rëndësishme të deklarojmë fort dhe qartë se jemi të bashkuar se nuk ka vend për logjikën e Rusisë. Suedia dhe Finlanda do të jenë ofrues sigurie”, deklaroi Marin , pasi u prit nga Rama me ceremoni shtetërore në ambientet e Kryeministrisë.

Gjithashtu, Marin shtoi “Na duhet të rrisim sanksionet kundër Rusisë. Është jetike që Ballkani Perëndimor të jetë në harmoni, duam të mbështesim Shqipërinë në anëtarësimin e saj në BE. E vlerësojmë rolin tuaj në Këshillin Kombëtar të Sigurisë. Nuk ka marrëdhënie më të thellë midis kombeve se sa të jemi aleatë. Ka shumë potencial edhe kur vjen fjala midis marrëdhënieve midis Finlandës dhe Shqipërisë”.

Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin

Ndërkohë, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama deklaroi se Shqipëria mbështet anëtarësimin e Finlandës në NATO.

“Ne mbështesim me gjithë besimin dhe bindjen tonë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Bëhet fjalë për dy vende që në çdo aspekt janë një vlerë e shtuar e aleancës dhe që për më tepër në kushtet e sotme, dyert e aleancës duhet të jenë të hapura për hyrjen e Finlandës dhe Suedisë”, theksoi Rama.

Edi Rama gjatë konferencës me kryeministren finlandeze.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika