Kryesindikalisti Azemi: 34 inspektorë s’mund t’i monitorojnë 60 mijë kompani të ndërtimit, shqetësuese siguria e punëtorëve

"Punëtoret e sektorit privat të Kosovës e në veçanti për çështjen e sigurisë pjesë e fajit janë edhe qeveritë e më hershme sepse ne kemi qenë gjithherë aktiv dhe kemi kërkuar nga ta që të merren më seriozisht me këtë çështje. Cilat janë hapat që duhet të merren, së pari ne e kemi humbur hapin dhe në rend të parë unë mendoj që numri i inspektorëve do të jetë shumë më i madh"

Jusuf Azemi, kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka kërkuar të rritet numri i inspektorëve që monitorojnë kompanitë e ndërtimit, pas rritjes së rasteve të vdekjes së punëtorëve në vendpunishte, raporton Ekonomia Online. Azemi ka thënë se siguria e punëtoreve në vend është shqetësuese, pasi sipas tij, mbi 80 për qind e kompanive nuk e respektojnë ligjin për pajiset e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Kryetari i kësaj sindikate theksoi se për çështjen e punëtorëve të sektorit privat, faj kanë edhe qeveritë e kaluar, pasi nuk janë marrë sa duhet me këtë sektor.

“Punëtorët e sektorit privat të Kosovës e në veçanti për çështjen e sigurisë pjesë e fajit janë edhe qeveritë e më hershme sepse ne kemi qenë gjithherë aktivë dhe kemi kërkuar nga ta që të merren më seriozisht me këtë çështje. Cilat janë hapat që duhet të merren, së pari ne e kemi humbur hapin dhe në rend të parë unë mendoj që numri i inspektorëve do të jetë shumë më i madh. Në moment kur vërehet që në një kompani që nuk i ka masat mbrojtjes adekuate siç i thotë ligji, ajo kompani menjëherë duhet që të mbyllet dhe përderisa të mos sanojë çështjet që kanë të bëjë me ligjin, ajo duhet që të mbyllet”, ka thënë Azemi.

“Jemi të vetëdijshëm dhe po shohim që diku mbi 80 për qind e kompanive nuk e respektojnë pajiset e sigurisë dhe shëndetit në punë. Shpeshherë që po i obligojnë punëtoret dhe punëtorët nuk po mbaj pajiset. Por ligji thotë në moment kur punëtori nuk do ta vërë pajisen në trupin e tij për mbrojtje, ai duhet të shkojë në shtëpi, kjo nuk po ndodh”, tha ai.

Azemi ka thënë se numri prej 34 inspektorëve sa është aktualisht e kanë të pamundur t’i inspektojnë mbi 60 mijë kompani ndërtimi në Kosovë.

Sipas tij, numri i inspektorëve duhet të jetë 250 për të pasur monitorim të duhur.

“Duhet që të jemi të vetëdijshëm që me këtë numër të inspektorëve që për momentin janë aktivë dikun 33 ose 34, është një numër për të cilin këta edhe nëse bëjnë punë mbi hyjnore nuk mund t’ia arrijnë që t’i kryejnë obligimet që i kanë ndaj organit që i ngarkon. Nuk mundet sepse po t’i vizitosh 60 mijë kompani me 34 inspektorë, të cilët duhet ta monitoroj ligjin e punës, marrëveshjen kolektive, ligji mbi sigurimet shëndetit në punë dhe shtatë a tetë ligje të tjera me 34 inspektorë, kjo është diçka sikur të marrësh në deti një lugë ujë. Unë mendoj që për ta monitoruar mirë këtë çështje minimumi i inspektoratit të punës në 200-250 inspektorë asnjëherë nuk do të mund ta kryejnë detyrën që duhet ta kryejnë”, tha ai për EO

Sipas statistikave të Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, vetëm në shtatë muajt e parë të këtij viti në vendin e punës kanë vdekur 18 persona, ku pjesa më e madhe e rasteve kanë ndodhur në sektorin e ndërtimtarisë, sipas tyre, këto janë shifrat më të larta që janë regjistruar në një periudhë shtatëmujore.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika