Kryetarët e komunave veriore e quajnë provokim paralajmërimin e Osmanit për vizitë: S’ka çfarë kërkon në Veri, s’e njohim si presidente

Katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës, po e shohin si provokim paralajmërimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila kishte thënë se do ta vizitojë veriun e vendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës, e kanë quajtur provokim ndaj popullit serb, paralajmërimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, se do t’i vizitojë qytetarët në veri.

Përmes një komunikate të përbashkët, kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit kanë deklaruar se Osmani nuk ka se çfarë të kërkojë në veri të Kosovës, përderisa “askush nuk e njeh si presidente të tyre”.

“Njoftimin për vizitë të Vjosa Osmanit e përceptojmë si një provokim të popullit serb dhe një formë tjetër presioni ndaj qytetarëve, veçanërisht në dritën e aktiviteteve anti-serbe dhe pas deklaratave anti-serbe të Osmanit në periudhën e kaluar. Në veri të Kosovës askush nuk e përcepton Vjosa Osmanin si presidente të tyre, as ne dhe as qytetarët tanë dhe përderisa është kështu, ajo nuk ka se çfarë kërkon në veri të Kosovës”, thuhet në reagimin e tyre, të publikuar nga Lista Serbe.

Ndryshe, të martën e gjashtë shtatorit, Osmani u kishte bërë thirrje serbëve të Veri që t’i ndërrojnë targat ilegale të lëshuara nga Serbia.

“Shumë shpejt do të jem edhe në veri për t’i vizituar qytetarët. Sa i përket vizitave në komuna, duhet të ketë edhe vullnet nga kryetarët e komunave, siç kishte nga kryetari i Mamushës. Dua t’u bëjë thirrje gjithë qytetarëve serbë që jetojnë në veri të Kosovës që të mos bien pre e propagandës ruso-serbe”, ishte shprehur ajo.

Ajo kishte shtuar se institucionet e Kosovës kanë një qëllim, që qytetarët të jenë të barabartë, të trajtohen njëjtë para ligjit, e atyre t’u sigurohet jetë e qetë, e sigurt dhe e barabartë.

“E kanë këtë mundësi të jashtëzakonshme që pa shpenzime të ndryshojnë targat, t’i largojnë ato të kohës së Millosheviqit, dhe t’i pranojnë e vendosin ato që njihen nga institucionet e Kosovës. Për fat të ke ata çdo ditë kërcënohen nga strukturat kriminale, nga bandat kriminale. Policia jonë do të jetë atje për t’i mbrojtur, ata asnjëherë nuk janë atje për të kërcënuar. Jemi atje për t’i mbrojtur gjitha komunitetet”, kishte thënë Osmani gjatë takimit në Mamushë me kryetarin Abdulhadi Krasniq.

Ajo kishte potencuar se institucionet e vendit po bashkëpunojnë ngushtë me partnerët ndërkombëtarë që të mos lejohet destabilziimi i situatës.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika