Kryetari i parë i Prishtinës së pasluftës: Kurrë s’jam ftuar në asnjë ceremoni solemne për kryeqytetin

Mexhid Syla

Kryetari i parë i komunës së Prishtinës, i cili kishte ardhur në krye të kryeqytetit menjëherë pas çlirimit, është shprehur I pakënaqur me trajtimin që i bëhet tash.

Mexhid Syla, në një intervistë ekskluzive për Radio Dukagjinin thotë se asnjë kryetar komune, pasues të tij, nuk e kanë ftuar kurrë në asnjë seancë solemne për ditën e Prishtinës.

“Që prej seancës së parë, në njëvjetorin e çlirimit të Prishtinës të cilën e patëm organizuar në mënyrë madhështore, kurrë më nuk kam marr pjesë në ndonjë seancë solemne të kryeqytetit”, ka thënë Syla.

Syla që me profesion është avokat, thotë se nuk është I kënaqur me zhvillimin e Prishtinës në përgjithësi.

“Prishtina është ndërtuar shumë, por pa plan. Shihni lagjet që janë ndërtuar më herët, kanë shkolla, kanë kopshte, kanë gjelbërim, gjithçka që I duhet një lagjeje”.

Në këtë intervistë, Syla thotë se ditët e para të udhëheqjes së Prishtinës, kanë qenë shumë të rënda.

“Të mos them çdo ditë, por katër herë në javë, kam marr hapa qetësimi. Më vinin njerëz me lloj-lloj problemesh. Kërkonin familjarët e tyre të humbur. Kërkonin të ktheheshin në punë, kërkonin vend për qëndrim, meqë shtëpitë iu kishin djegur”.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika