Kryeziu-Hyseni: Jemi fare pranë vendimit për largimin e masave ndaj Kosovës

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu Hyseni tha se Kosova është pranë vendimit për largimin e masave nga Bashkimi Evropian

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu Hyseni tha se Kosova është pranë vendimit për largimin e masave nga Bashkimi Evropian. Sipas saj, rezultati i zgjedhjeve në veri të vendit shënon zbatimin e plotë të marrëveshjes së Bratislavës nga ana e Kosovës.

Kështu u shpreh ajo në seancë plenare, teksa theksoi se asnjëherë më parë nuk ka pasur shtrirje më të madhe të sovranitetit në veri.

“Prandaj edhe nuk ka pasur zgjedhje në favor të Vuçiqit këtë të diele. Sepse nuk ka pasur nëpërmjet kujt t’i shantazhojë dhe kërcënojë qytetarët e thjeshtë që jetojnë në këto katër komuna me shumicë serbe… Në qershorin e vitit që kemi lënë pas, BE i vendosi padrejtësisht masa Republikës së Kosovës. Këtë veprim ata e morën me arsyetimin se nuk mund të përballonin paqëndrueshmëri, tensione dhe dhunë në veri. Ne si qeveri dhe si pozitë reaguam për padrejtësinë që po i bëhej vendit tonë.

U akuzuam nga ju si opozitë pafundësisht. Na dilnin në krah miqtë tanë ndërkombëtarë, secili nga ta nga pozicionet e tyre. Ndërsa ju si opozitë bëheshit bashkë për të ngritur gishtin drejt nesh”, tha ajo.

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Arbëreshë Kryeziu Hyseni theksoi se Kosova është pranë vendimit për largimin e masave ndëshkuese.

“Pikërisht sepse kemi ditur se si të menaxhojmë me situatën, jemi fare pranë vendimit për largimin e këtyre masave të vendosura padrejtësisht ndaj Kosovës 11 muaj më parë. U deshën edhe 11 muaj të tjerë për ta kuptuar ju dhe BE që problemi nuk është në Kosovë por në Serbi, që bojkoti nuk vjen nga Kosova por nga Vuçiqi. Dhe që proceset nuk bllokohen nga shtetet demokratike si Kosova, por nga ato autokratike siç është Serbia. Rezultati i zgjedhjeve të kësaj të diele në katër komunat në veri shënon zbatimin në plotëni të marrëveshjes së Bratislavës nga ana e Kosovës. rrjedhimisht do të thotë largim të masave ndaj Kosovës”, deklaroi ajo./KP

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika