Kryeziu për vonesën e konferencës që u bojkotua nga gazetarët: Kishte takim të brendshëm të kabinetit qeveritar

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka shprehur keqardhje për vonesën e fillimit të konferencës për media e cila u bojkotua nga gazetarët. Këtë e ka arsyetuar duke thënë se kishte takim të brendshëm të kabinetit qeveritar

Perparim Kryeziu

Pas bojkotimit të konferencës nga gazetarët, e cila pritej të mbahej pas mbledhjes së Qeverisë, ka reaguar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kryeziu ka shprehur keqardhje për këtë rast duke e arsyetuar vonesën e konferencës.

“Shprehim keqardhje për atë që ndodhi sot. Vonesat në fillimin e konferencës për media ishin të arsyeshme meqë pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë kishte një takim të brendshëm të kabinetit qeveritar”, ka thënë ai.

Sipas Kryeziut, mbajtja e konferencës pas mbledhjes së Qeverisë ishte paralajmëruar paraprakisht.

“Me gjithë konsideratën për punëtorët e mediave që ishin prezent në ndërtesën e Qeverisë, besoj shumë që kjo situatë ka mundur të shmanget. Konferencat për media pas mbledhjes së Qeverisë janë me interes për publikun. Sot nuk pati konferencë për media sepse interesi publik nuk u vendos në rend të parë”, shtoi ai.

Sipas gazetarëve që kanë qenë duke e përcjellë mbledhjen, vazhdimisht pas përfundimit të takimeve të ekzekutivit, u bie të presin deri një orë për konferencë.

Të mërkurën, para se të largoheshin nga salla e konferencave kanë pritur 40 minuta.

Arsyeja që u është dhënë për vonesën ka qenë që ekzekutivi ka pasur një takim të brendshëm.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika